Këshilli i Europës ka publikuar qëndrimin zyrtar të Brukselit të miratuar për Shqipërinë nga ministrat e Jashtëm, ku theksi i veçantë vendoset te pavarësia e gjyqësorit.
Një një deklaratë zyrtare, Këshilli i Europës nënvizon rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, duke përfshirë Strukturën e Specializuar për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), dhe të forcimit të mëtejshëm të rezistencës së sistemit të drejtësisë kundër ndërhyrjeve të brendshme ose të jashtme.
Gjithashtu KE kujton rëndësinë që Shqipëria të sigurojë mbrojtje efektive gjyqësore dhe zbatim të qëndrueshëm të vendimeve gjyqësore. Këshilli mirëpret përparimin që Shqipëria ka bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e fton atë të ndërtojë më tej një histori të fortë suksesi dhe të forcojë kapacitetet e saj në adresimin e këtyre çështjeve.
Duke u ndalur te një tjetër pikë, Këshilli mirëpret rezultatet e mira të arritura tashmë nga SPAK dhe gjykatat e tij, duke përfshirë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Këshilli gjithashtu mirëpret bashkëpunimin e mirë me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së dhe shteteve anëtare, i cili duhet të vazhdojë, duke përfshirë bashkëpunimin në hetimet financiare.
Në fund të deklaratës, Këshilli riafirmon se kontrollet e forcuara dhe kapacitetet e konsoliduara për të mbrojtur interesat financiare të BE-së janë të rëndësishme.
Kujtojmë se këto deklarata vijnë në një moment kyç për organet e reja të drejtësisë në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama po shantazhon hapur SPAK, BHK dhe GJKKO, pasi kanë kërkuar heqjen e imunitetit për arrestimin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e cila akuzohet për mbi 250 milionë euro abuzime me tenderat publik.







