Shqipëria u godit nga dy sulme kibernetike, konkretisht në korrik dhe shtator të këtij viti ku qeveria fajësoi shtetin iranian.

Hakerat sulmuan shërbimet inlione qeveritare në korrik dhe në shtator sistemin TIMS. Kryeministri Edi Rama doli në një deklaratë duke thënë se ata nuk ia arritën qëllimit dhe nuk janë vjedhur të dhënat e qytetarëve.

Ndërkohë “Homeland Justice” kanë publikuar edhe videot që tashmë janë bërë publike. Bëhet fjalë për video qe janë marrë nga kamera sigurie në pikat kufitare, komisariate te ndryshme dhe dhoma shoqërimi, në  periudha te ndryshme qershor korrik gusht.

Pra  hakerat kanë pasur akses më herët se sa të plaste skandali, pasi nga videot dallohet qartë se njëra prej tyre është e regjistruar që në muajin qershor, një muaj para se të plaste edhe ky skandal.

Një nga videot ka në fokus ambientet e paraburgimit, aty ku qëndrojnë tre djem, dy prej të cilëve duken në moshë shumë të re. Në një tjetër shihet një i burgosur i shtrirë.

Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka vendosur të urdhërojë median të mos publikojnë të dhëna të rrjedhura nga sulmi kibernetik i dyshuar nga Irani, një vendim që ngriti shqetësime për kufizim të lirisë së medias.