Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se duhet bërë gjithçka që të dënohen këto krime lufte. Sipas tij asgjë nuk mund të justifikojë këtë mizori në Bucha.
Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në #Bucha Massacre, #Ukrainë, nga ushtria #ruse janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp!