Rafael Mariano Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, organi mbikëqyrës bërthamor i Kombeve të Bashkuara, ka bërë me dije se ka thirrur një takim urgjent për të hënën.
Një hap i tillë hidhet pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane të dielën.
“Në dritën e situatës urgjente në Iran, po thërras një takim urgjent të Bordit të Guvernatorëve (IAEA) për nesër”, shkroi Grossi në një postim në X.