Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për sulmin kibernetik ndaj “e-Albania”, që zgjati rreth një javë, ndërkohë që nuk janë rikthyer ende të gjitha shërbimet.

Prokuroria njofton se ka nisur hetimet për disa vepra penale.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për ndërhyrjet dhe sulmin kibernetik të kryer ndaj portalit e-Albania, që sollën mbylljen e përkohshme të shërbimeve online.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat penale:

“Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”;

“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;

“Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe

“Keqpërdorimi i pajisjeve parashikuar nga nenet 293/1, 293/b, 293/c dhe 293/ç të Kodit Penal”.

(BalkanWeb)