Të paktën 17 persona u plagosën në një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të Hamburgut të premten (23/5).
Policia njoftoi se katër nga 17 të plagosuri janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa pjesa tjetër ka marrë lëndime të lehta.
Disa nga të lënduarit morën ndihmën e parë në tren, ndërsa të tjerët u dërguan menjëherë në spitale.
Incidenti i përgjakshëm ndodhi në platformën 13/14, rreth orës 18:00.
Ndërkohë grua 39-vjeçare u ndalua në vendngjarje dhe u arrestua nga policia.
Autoritetet dyshojnë për një incident i izoluar dhe se gruaja veproi e vetme.
Ende nuk është zbuluar asgjë rreth identitetit të gruas apo motivit të mundshëm.
Një grua që ishte dëshmitare e sulmit i tha Abendblatt: “Për fat të mirë, nuk mbaja kufje, kështu që i dëgjova të gjithë duke bërtitur. Pastaj të gjithë ikën me vrap.”
Stacioni kryesor i trenit i Hamburgut është një nga më të populluait në Gjermani, me mbi 500,000 njerëz që kalojnë në të çdo ditë. Pasditja e së premtes është një nga orët e pikut.