Një nga personat e goditur me thikë në një qendër tregtare në Assago, në zonën e Milanos, ka vdekur.
Sipas mediave italiane ai një punonjës i Carrefour. Ndërkohë mes të plagosurve është edhe futbollisti spanjoll i Monzas, Pablo Mari.
Autoritetet italiane përjashtojnë mundësinë e një akti terrorist, duke nënvizuar se autori përballet me probleme psikologjike.
Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi mori një thikë nga rafti i një supermarketi dhe më pas plagosi pesë klientë. Karabinierët e arrestuan dhe e çuan në burgjet e Milanos. /abcnews.al