Dy ditë pas një sulmi në një demonstratë në Mynih, një fëmijë dyvjeçar, i cili ishte plagosur rëndë, humbi jetën sot.
Një 24-vjeçar afgan, i arrestuar menjëherë pas sulmit, mori para qëllimisht me mjetin e tij një turmë që merrte pjesë në një demonstratë.
Farhad N. plagosi të paktën 30 persona, përfshirë edhe fëmijën.
I lindur në Kabul në vitin 2001, ai u arrestua në vendngjarje pasi oficerët e policisë hapën zjarr në automjetin e tij.
Sipas ministrit të Brendshëm bavarez Joachim Herrmann, 24-vjeçari kishte aplikuar më parë për azil. Në të kaluarën, ai kishte pasur probleme me autoritetet për vjedhje dhe shitje të drogës, ndërsa punonte në një shërbim sigurie dhe në kohën e tij të lirë merrte pjesë në kompeticionet e bodybuilding.
Top Channel
