Godina e policise se Elbasanit eshte demtuar nga jashtë. Mesohet paraprakisht se nje person i quajtur Aurel Latifi banues në lagjen Dyli Haxhire ka shkuar te sporteli i 60 me nje shishe benzine ne dore e ka hedhur dhe i ka vene flaken dritates se sportelit, menjehere nga efektivet eshte fikur flaka si dhe eshte ndaluar autori.
Sipas burimeve nga policia qytetari nuk ka kerkuar ndihme nga forcat e rendit dhe as sherbime.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 18.30, shtetasi A. L., 33 vjeç, banues në Elbasan, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse te zyra e informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan, të cilën e ka ndezur dhe është larguar me vrap.
Efektivët e Policisë menjëherë kanë fikur zjarrin dhe kanë kapur autorin e dyshuar i cili, nga veprimet paraprake dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve procedurale për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
/Egnatia news