Kryetari i Partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijevic njoftoi në rrjetet sociale se është sulmuar nga një person, i cili fillimisht e ka ofenduar, e më pas ka tentuar të nxjerrë armën.

Politikani serb në Mitrovicën e Veriut pretendon se ky person, kombësia e të cilit nuk bëhet publike, ka shfaqur shenja agresiviteti ndaj tij dhe herë të tjera.  “Në momentin që më pa, filloi sulmet verbale. Ai deklaroi se nuk ka asgjë kundër meje personalisht, por ka diçka kundër politikës sime dhe vazhdoi të më kërcënonte se do të më vriste”, është shprehur ai.

Arsenijeviç konsiderohet si kundërshtar i  Listës Serbe në veri të Kosovës. Ai, së bashku  me kolegë të tij, ka formuar një lëvizje qytetare me emrin “Mbijetesa Serbe”. Ish-profesori i kimisë e ka kritikuar hapur Listën Serbe të mbështetur nga Beograd, duke thënë se ajo nuk punon për qytetarët por për xhepat e saj.

“Ata duan të dëgjojnë heshtjen tonë dhe jo zërin tonë”, pari deklaruar Arsenijeviç, që kishte shënjestruar ashpër edhe Petar Petkoviçin, kreun e delegacionit serb në dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se “ai nuk është nga këto anë dhe nuk i kupton problemet tona”.

Top Channel