Policia e Himarës ka dhënë njoftimin zyrtar, në lidhje me një video që u bë virale në rrjetet sociale, ku pronarja e një hoteli i ka bllokuar rrugën një çifti turistësh, që ishin larguar nga dhoma ku qëndronin, për shkak se nuk iu pëlqenin kushtet. Pronarja e hotelit në Livadh që i ka zënë rrugën çiftit me fëmijën e mitur në makinë, pretendon se ata i kanë djegur disa çarçafë në hotel, dhe kanë dëmtuar dhomën.
Menjëherë pas incidentit të ndodhur të tjera detaje janë zbuluar për pronaren e hotelit e cila rezulton se është po ashtu pronare e dy pikave karburanti në Dhërmi. Po ashtu burime të sigurta bëjnë me dije se kjo shtetase është pronare e një tjetër objekti I cili rezulton pa leje.
Nga informacionet e marra po ashtu shtetësja Rita Joshi ka në pronësi edhe një pikë distributor gazi si dhe një object ku tregëtohën produkte ushqimore në Himarë.
Egnatia news