Liga Italiane njoftoi sot hapjen e një hetimi pasi Victor Osimhen mori thirrje raciste gjatë ndeshjes kundër Romës në Serie A në “Olimpico”.

“Në lidhje me thirrjet diskriminuese të natyrës racore drejtuar lojtarit Víctor Osimhen, Gjykata Sportive e Ligës Italiane ka vendosur të hapë një hetim plotësues, që i është besuar prokurorit të Federatës, për të përcaktuar kohëzgjatjen dhe shtrirjen”, shkruhet në deklaratë.

Përveç çështjes Osimhen, Roma është dënuar me 10 mijë euro gjobë nga Gjykata Sportive për fyerje të “natyrës territoriale” të kryera nga tifozët e tyre ndaj Napolit.

© SYRI.net