Kaq shumë është folur lart e poshtë dhe më në fund po bëhet realitet! Disa ditë që është bërë e ditur se Tayna do të bashkojë forcat me reperin e njohur Azet.Këtë lajm e dha nëpërmjet një postimi menaxheri i saj, Rinor Hykolli në Instagram.
Ai ka ripostuar një video nga fansat e reperes ku shkruhej se së shpejti të dy artistët po bashkojnë forcat për një bashkëpunim mes tyre.E mesa duket ky bashkëpunim do të vijë më shpejt nga se e prisnim pasi dy reperët e njohur më në fund do të publikojnë duetin e tyre.Menaxheri i Taynës së fundmi ka ripostuar një foto ku shkruhej se dueti i Azet dhe reperes do të publikohet më 4 qershor.
Është bërë e ditur tashmë se kanë përfunduar xhirimet e klipit muzikor dhe padyshim kënga do të jetë një hit veror.
Kujtojmë se për disa ditë me radhë, Tayna ishte me pushime në Maldive me një grup shoqëror. Reperja ka publikuar në rrjete sociale foto të ndryshime gjatë kësaj periudhe, në të cilat dukej në formën më perfekte të mundshme.Sa i përket pjesës profesionale, Tayna ka rezervuar shumë surpriza sepse së shpejti ajo do të vijë me një tjetër bashkëpunim. “Prive” ka mësuar se ajo ka bashkuar forcat me një prej reperëve më në zë të momentit, Don Xhonin. Dyshja do të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim, që ndryshe nga “Magdalena” me Florin nuk do të ketë në qendër një histori dashurie. Kënga tashmë është finalizuar dhe mbetet vetëm të vendoset për datën e publikimit.