Home AKTUALITET Superhëna e përgjakur e këtij Maji do të jetë më e madhja...

Superhëna e përgjakur e këtij Maji do të jetë më e madhja e vitit; Ja në cilën datë e shohim

20

Muaji i majit 2021 do të na dhurojë Hënën e plotë më të madhe të vitit: Sateliti do të arrijë distancën minimale nga Toka dhe do të jetë më e shndritshme në 30% të saj. Quhet Superhëna e gjakut për shkak të tonalitetit të saj të kuq i provokuar nga një eklips total që do të ndodhe pothuajse njëkohësisht, por nuk do të jetë i dukshëm.

Kur dhe si mund ta shohim

Hëna do të arrijë distancën minimale nga Toka në natën mes 25 dhe 26 majit, në orare pak jokomode për ta vëzhguar dhe mbi të gjitha nuk do të ketë hyrë akoma në fazën e hënës së plotë. Hëna e plotë, në fakt do të fillojë gjatë orëve të ditës së 26 majit, që do të thotë se do të prisni pasditen e vonë, kur sateliti të ngrihet, që të filloni të shijoni shfaqjen. Në veçanti, nëse kushtet e motit ju favorizojnë do të jeni në gjendje të shihni Superhënën gjatë orëve të mbrëmjes së 26 majit, duke përfituar nga shkëlqimi intensiv që do të ndriçojë mjedisin  për të bërë disa foto spektakolare.

Sidoqoftë, ka dhe një rastësi interesante: po në 26 maj do të ketë një eklips total të Hënës i cili nuk do të jetë i dukshëm në Evropë, por nga disa pika në Azi, Amerikë dhe Oqeani. Megjithatë, ky fenomen do t’i japë hënës një ngjyrë paksa të kuqërremtë, arsyeja pse ajo do të quhet Hëna e Gjakut.