Java e 23-të e kampionatit të 86-të Superiores, u mbyll me dy ndeshjet e fundit, Tirana – AF Elbasani dhe Dinamo City – Skënderbeu.
Në Niko Dovana të Durrësit, Tirana dhe AF Elbasani u ndanë në barazim 1-1. Bardheblutë e kryeqytetit kaluan të parët në avantazh me Jarmouni (13’), ndërsa miqtë barazuan në pjesën e dytë me Mustën (73’).
Me të njëjtin rezultat, 1-1 përfundoi edhe ndeshja në Elbasan Arena mes Dinamo Cityt dhe Skënderbeut. Të parët kaluan në epërsi korçarët, që kaluan në epërsi me anë të Rashicës (77’), i cili nuk gaboi nga pika e penalltisë. Blutë barazuan me Loran (85’).
Po sot u zhvillua edhe sfida mes Laçit dhe Partizanit, e cila u mbyll pa gola 0-0.
Ndërkohë, të premten Egnatia mori një tjetër fitore në kampionat, duke mundur Bylisin në shtëpi me rezultatin 2-1. Golat e Lushkjes (57’) dhe Ndrecës (75’) vulosën triumfin e kampionëve në fuqi. Për ballshiotën ngushtoi diferencën Ayodeji (83’).
Vllaznia u rikthye te fitorja, pasi mundi Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 3-1. Kuqeblutë bënë një paraqitje shumë të mirë, ndërsa golat e fitores u realizuan nga Malaj (2’), Balaj (23) me penallti dhe Dodaj (47’) për Teutën shënoi Beshiraj (60’).
B.T (Dosja.al)