Futbolli dhe koncepti amerikan për sportin mund të futet shumë shpejt edhe në tregun europian. Nuk do të jetë Superliga por një projekt tjetër i ideuar nga UEFA. Institucioni më qëndër në Nyon planifikon ndryshimin e formatit të Superkupës së Europës ku planifikon ridimensionimin e formatit me 4 skuadra ku sipas të gjitha gjasave do të marrë pjesë edhe fituesja e Major League Soccer në SHBA.

Ekipit amerikan do t’i bashkohen fituesit e Champions League, Europa League dhe Conference League. SHBA e konsideron tregun europian me shume potencial zhvillimi dhe organizimi i një turneu të tillë me pjesëmarrjen e kampiones amerikane mund të jetë hapi i parë i një bashkëpunimi të gjatë që mund të sjellë më shumë të ardhura në arkat e klubeve europiane.

Superkupa e Europës do të ndryshojë, UEFA planifikon revolucionin

Një nga detajet më të rëndësishme të diskutimeve do të jetë edhe vendi i organizimit ndërsa nuk ka asnjë diskutim për organizimin e ndeshjeve të Champions League dhe aq më tepër të finales, jashtë kufijve europiane edhe pse kjo është një ide që i josh shumë amerikanët.