Vllaznia kërkon fitoren në Laç pas më shumë se 6 vitesh
Vllaznia do të luajë këtë të shtunë në fushën e Laçit. Skuadra shkodrane që kryeson renditjen pas 8 javëve të para nuk fiton në shtëpinë e kurbinasve prej 6 vitesh e gjysmë. Trajneri Thomas Brdaric edhe pse e vlerëson rivalin beson tek ekipi i tij.
“Ata kanë një trajner të ri dhe një sistem të ri loje. Dihet që Laçi ka një ekip të fortë, por ne do të tregojmë forcën tonë para kundërshtarit. Unë besoj se do t’ia dalim”.
Te Tirana duket se janë më të lehtësuar pas 2 fitoreve radhazi. Trajneri Nevil Dede kërkon ta përsërisë edhe ndaj Skënderbeut në Korçë.
“Do mundohemi të jemi pozitivë. Ana psikologjike është e mirë, por duhet të mundohemi të shënojmë sa më shpejt edhe më shumë”.
Java e nëntë do të mbyllë fazën e parë të Superligës.