Në Kuvendin e mbajtur ditën e sotme në “Air Albania” nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë marrë një sërë vendimesh.

Mes tyre, me propozimin e një grupi anëtarësh dhe me mbështetjen e të paktën 15 për qind të delegatëve, Kuvendi vendosi ndër të tjera që vula e PD dhe simboli i saj të kthehet tek forma origjinale që ka pasur kur u themelua partia. Shikoni si duket vula e re e partisë, sipas vendimeve që u morën në Kuvendin e sotëm.

Kujtojmë se po ashtu në Kuvendin e sotëm u miratua në parim statuti i Partisë Demokratike, u miratua nen për nen statuti i PD, u miratua neni për primarët, referendum, neni për fraksionet në PD, neni Basha-kryetari shkarkohet pas humbjes dhe delegatët votuan 67 nenet e satutit të ri.