Egnatia news ka mesuar se nesër në orën 11:00 do të nënshkruhet marrëveshja për një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 14 majit .
Koalicioni i cili do të nënshkruhet nga Bindja Demokratike, LZHK e Dashamir Shehit dhe një përfaqësi e ish Partisë së Jozefina Topallit dhe do të quhet “Aleanca Progresiste”.
Fakt është që prej kohësh eksponente të Bindjes kishin artikuluar nevojën dhe se po punohej për një pol të tretë .
Mbetet për tu parë se si do të funksionojë ky koalicion i cili vjen si risi në funksionimin e forcave të reja të cilat nuk kanë pasur rezultate të mira në raport me dy forcat PS , PD që dominojnë skenën politike prej 32 vitesh.