Trajneri i kombetares shqiptare te futbollit Sylvinho ka folur si analist pas barazimit zhgenjyes me Letonine.

Me tonet e nje specialisti qe flet nga jashte, dhe aspak me autoritetin e trajnerit pergjegjes per vendimet qe merr dhe rezultatet e dobeta, tekniku i kombetares vazhdon te kerkoje akoma me teper kohe per kete skuader.

Trajneri Sylvinho pas barazimit me Letoninë: Gabuam në pjesën e parë, ndoshta jo gjatë gjithë 45 minutave, por në 15-20 minutat e para zëre se nuk ishim në fushë. Jam i zhgënjyer me rezultati

Praktikisht ndeshjen e kishim ne në dorë, por gabuam në qasje dhe për këtë e pësuam.

Kualifikimi për në Europian na kushtoi gjak, për në Botëror është edhe më e vështirë. Përgjegjësinë për të gjithë lojtarët e marr unë. Jam i zhgënjyer me të gjithë për 45 minutat e para dhe i kënaqur me pjesën e dytë.

Askush nuk është i paprekshëm në Kombëtare. Asnjë lojtar nuk e ka vendin të garantuar. Shqiptarët e paguajnë shtrenjtë Kombëtaren? Kjo skuadër është në rritje, që ka nevojë për më tepër kohë.