Kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin Luçiano Boçi është përplasur paraditen e së enjtes fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca. Boçi shpjegoi sesi nisi përplasja fillimisht verbalisht e më pas edhe në dhunë fizike.Ai tregon: “Isha i ftuar në një takim me banorë të zonës. Pasi mbarova takimin, dola dhe duke biseduar, shfaqet Luca nga një hyrje anësore e fillon të provokojë. Bëri sharje banale, që morën reagimin tim. Ai u afrua dhe unë qëndrova i qetë.”Tentoi të më godiste, dhe jam shmangur, e u vetëmbrojta. Zgjati pak minuta. Personi që më shoqëronte nuk lejoi që përplasja të ishte më i thellë. Më ka kërcënuar për jetën. Në mënyrë më banditeske të mundshme, me atë fjalorin e rrugës që Rama e ka përzemër.”
Home AKTUALITET POLITIKË Ta mbush barkun me plumba”, Luçiano Boçi tregon si e kërcënoi biznesmeni...
Ta mbush barkun me plumba”, Luçiano Boçi tregon si e kërcënoi biznesmeni pas përplasjes
73