Kryetarja e Komisionit Hetimor për çështjen e Inceneratorëve deklaroi se buxheti i shtetit po shterohet çdo ditë e më shumë me shkeljet e qeverisë në pushtet.

Tabaku theksoi se me përfundimin e hetimeve për pak ditë do të dalë raporti dhe do kenë në dorë të gjithë procesverbalet e mbledhjeve të organizuara nëpër bashki për dhënien e kontratave koncesionare.

Tabaku: Nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar që qeveria ka dhënë 430 milionë euro pa garë kompanive që janë nën hetim. Shqiptarët paguajnë cdo ditë e më shumë e buxheti shterohet.

I kërkoj Bashkisë Tiranë listën shkresore për procedurën që kemi nën hetim, duhen procesverbale të mbledhjeve për dhënien e kontratave koncesionare.

Nesër përfundon hetimi dhe kemi pak ditë për raportin.

Rama mbrojti politikisht këta persona që kanë kryer shkelje, kryetari i Bashkisë Fier ka kryer shkelje po ashtu dhe më e rëndësishmja 3 administratorët nuk dinin të shpjegonin ku kanë shkuar paratë. Janë 3 inceneratorë në letër që nuk funksionojnë.

Pyetje: SPAK është kapur nga qeveria keni thënë, po tani si do ja besoni raportin pas hetimeve?

TabakuJo nuk e kam thënë kurrë, ne e kemi inkurajuar dhe i kemi kërkuar të hetojë më shpejt.