Policia e Tiranës u ka pezulluar patentat një numri të konsiderueshëm qytetarësh në dy ditët e fundit, të cilët duke përfituar nga puna në një institucion shtetëror, mbanin në makinat e tyre sisteme shtese pamore ne kundershtim me ligjin.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Ne vijim te kontrollit te territorit rrugoret e kryeqytetit krahas detyrave me karakter parandalues kane ndjekur me perparesi planin e veprimit per verifikimin e te gjithe automjeteve qe perdorin simbole apo shenja dalluese qe tregojne cilesine e nje punonjesi shteteror apo sherbimi publik si dhe ato me sisteme shtese pamore e zanore qe perdoren ne menyre abuzive dhe ne kundershtim me dispozitat e percaktuara ne Ligj.

Ne funksion te kontrolleve, dy ditet e fundit jane verifikuar nje numer i konsiderueshem mjetesh, si dhe jane proceduar disa drejtues automjetesh, te cilet kishin vendosur sisteme shtese pamore ne kundershtim me dispozitat e parashikuara ne nenin 175 te Ligjit Nr.8378, date 22.07.1998, “ Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar, shkelje per te cilat u jane pezulluar edhe lejet e drejtimit sipas afateve te parashikuara ne Ligj.

Gjithashtu jane proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh pasi jane kapur ne kushtet e flagrances dhe jane shoqeruar per veprime te tjera hetimore per vepren penale te parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal.

#MosAbuzoMeDetyrenShteterore
#SimboliNukEshteMbiLigjin
#RregulliVlenNjesojPerTeGjith

fax