Sandra Xheleshi, e cila kandidonte për deputete në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e partisë së Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”, është një nga aplikantet në nismën “Gati për Shqipërinë”, që ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama.
Në një komunikim që shefi i qeverisë ka pasur me të rinjtë aplikantë në një nga ciklet e sesioneve online, Rama i ka lënë një takim të resë me shefen e kabinetit të tij. Në fjalën e tij Rama shprehet se takimi do bëhet shpejt meqënëse këto ditë vajza ndodhet në Shqipëri dhe nëse fiton në aplikim, ‘mos të lëmë të ikësh ndoshta’.
“Do bësh një takim me drejtoren time të kabinetit direkt meqë je në Tiranë që të shohim mos të lëmë të ikësh ndoshta. Do të lëmë një kontakt sot pasdite ndoshta ose nesër”, i thotë Rama -Xheleshit, e cila prej vitesh jeton në Britani dhe ka shfaqur interesin për të punuar dhe kontribuuar në Shqipëri.
“Kam 18 vite që punoj në Britani, kam mbaruar Barchelor në Shkenca Politike dhe master shkencor në Sigurinë Ndërkombëtare, tani punoj si eksperte këshilluese.
Tema ime është mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe çështja e sigurisë së Ballkanit.
Gjithmonë kam pasur dëshirë që të punoj në Shqipëri ndaj dhe projeketet i kam bërë gjithmonë në Ballkan“, u shpreh Sandra Xheleshi.
panorama al