Erion Murataj PSD

Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako ka befasuar ndjekësit me një postim të fundit në rrjetet e saj sociale. Përmes një postimi në “Instastory”, ajo ka zbuluar se ndodhet në Prishtinë.

Në foton në fjalë, Egli shfaqet brenda makinës dhe këtë imazh e ka shoqëruar me fjalët:

“Era Prishtinë”, duke lënë të kuptohet se ndodhet në kryeqytetin e Kosovës.

Në foto, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pozon e vetme në sediljen e shoferit, veshur me një stil minimalist por mjaft elegant. Në dorë mban syzet, por ajo që mungon është çdo detaj mbi arsyen e udhëtimit të saj.

A është kjo një vizitë e thjeshtë apo diçka më shumë? Fansat dyshojnë se pas këtij udhëtimi mund të fshihet një takim me Gjestin, apo ndoshta realizimi i një dueti të ri muzikor.