Gjatë një interviste për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, nga Vlora Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta, ku një ditë më parë tha se vendi është në prag të katastrofës kombëtare sa i përket situatës së COVID. 

Rama ka thënë se Meta ka kohë që nuk sillet si një president i vendit. Ai nuk i ka kursyer ironitë duke thënë se Meta lëviz natën pa protokoll. Ndërsa është shprehur se ka një lajm të mirë për të pasi sot është shpallur gara për pjesën tjetër të rrugës për lumin e Vlorës.

Muhamed Veliu:  Situata po shkon drejt një katastrofe kombëtare thotë Presidenti Meta. Sa realist është ky konstatim?

Rama: E mirëkuptoj Ilirin se përderisa detyrohet që të vijë natën në Vlorë për të bërë takime fshehurazi apo lart e poshtë duke shmangur edhe vetë gardën për të takuar njerëz që në fakt janë njerëz të cilët duhet t’i takojnë partitë jo presidenti. Ka pak njerëz që e presin dhe i duket katastrofë. Kam një lajm shumë të mirë për vlonjatët dhe mbase edhe për Ilirin. Varet si do ta kuptojë këtë lajm. Sot është e shpallur, që nga dita e djeshme gara për pjesën tjetër të rrugës për lumin e Vlorës që ka të bëjë me segmentin 4 që lidhet me Selenicën. Jemi në përfundim të procedurës për fillimin edhe të projektit me fondi Saudit. U detyruam të hamë me bukë turpin e Metës dhe tu drejtohemi edhe një herë sauditëve. Që të kalohet tek qeveria. Edhe rruga tjetër ajo e Radhimës do të shoqërohet me vazhdimin e Lungomares nga fondi Saudit.

Top Channel