Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga konferenca për media në Bruksel tha se s’ka gatishmëri për takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiç. Ai tha se s’mund të thërrasin takim të nivelit të lartë nëse palet s’pajtohet për rezultate konkrete. Por kryeministri Kurti duke folur për takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut u shpreh se është i gatshëm të shkojë në takim nëse kryediplomati evropian Borell e sheh të arsyeshme të ftojë.

“Ne gjithmonë organizojmë dhe shpallim takimet e nivelit të lartë të dialogut në kohën e duhur, nuk e kemi shpallur ende, e kemi bërë të qartë se pas dy takimeve të këtij viti që parakushtet për takimin e radhës janë gatishmëria e të dy palëve për tu pajtuar për rezultate konkrete sepse është e padobishmë të thirret një takim tjetër nëse ka përceptim që këto kushte nuk po plotësohen. Sa i përket diplomacisë ‘shuttle” nga Emisari Lajçak se përsa e kuptoj unë s’ka gatishmëri në këtë moment, por viti s’ka përfunduar ende dhe do të vazhdojmë të bëjmë çfarëdo që mundemi për të organizuar një takim të tillë nëse mund të sigurojmë që do të ketë një lloj rezultati, nuk mund t’I detyrojmë palët thjesht mund t’ju kërkojmë që të angazhohen në mënyrë konstruktive”, tha Borell.

Kryeministri i Kosovës në anën tjetër tha se do të shkojë në takimin me Vuçiqin nëse Borell e sheh të arsyeshme ta ftojë.

“Sigurisht që prej se jam në politikë kam ardhur në Bruksel nganjëherë me apo pa ftesa, për ne Brukseli është i rëndësishëm është kryeqytet i progresit dhe zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve, për qeverinë tonë që është më demokratikja dhe më proevropiane, BE-ja është projekti më i rëndësishëm që nga Lufta e Dytë Botërore. Nëse Shefi i Politikës së BE-së, e sheh të arsyeshmë dhe të mundur që të më ftojë në takim sigurisht se do të vijë. Tani dua të theksoj për një sukses që është neglizhuar në fakt nga BE-ja që është arritur nga BE-ja dhe është neglizhuar nga të tjerat bëhet fjalë për marrëveshjen e 13 shtatorit për tabelat që është bërë nga zyra e z. Borell midis Kosovës dhe Serbisë. Tensionet ishin shumë të larta dhe tani jemi në zbatim 100% të marrëveshjes. Pra ishte një rezultat i prekshëm një arritje e Brukselit”, tha Kurti.