Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti Putin dhe homologu i tij turk presidenti Erdogan nuk diskutuan mënyrat për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë gjatë një takimi dypalësh në Kazakistan, sipas BBC.

“Tema për gjetjne e një zgjidhjeje për konfliktin Rusi-Ukrainë nuk u diskutua,” tha Peskov.

Para takimit, një zyrtar i Kremlinit kishte sugjeruar se Erdogan do të ndërmjetësonte bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.