“Ne kaluam një krizë, ish-kryetari dha dorëheqjen, siç e tha vetë për zhvillimet nga 9 shtatori deri sot. Unë ju them se asnjë demokrat e Tepelenës, Gjirokastrës apo Shqipërisë që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apoo tjetër ish kryetarin, s’ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 shtatorit, se ai nuk pyeti asnjeri. Ndaj dhe askush nuk është bashkëfajtor. Dje po hiqeshin dyert. E ardhmja, a e imagjinoni dot, e ardhmja me dhjetra ton bunker, bunker, a ishin normal a jo ai që e bëri nuk di të them por ai dha dorëheqjen, s’mund të bëhet kurrë. Selia po hapet për të gjithë demokratëve. Vlerësoj frymën e pajtimit në bazë dhe ju siguroj që është edhe në qendër. Unë takova palën tjetër që mendon ndryshe. Në dialog me Alibeajn më tha po me “non grata” nuk fiton PD, d.m.th. që jep dorëheqjen. I them edhe në 97 nuk beson se do fitonim, por jo që ja dolëm erdhi 2005 ia dolëm, erdhem në pushtet . U anëtarësuam në NATO. Arritëm Tapin”, tha Berisha.