Shkrimtari i ri shkodran, Andreas Dushi ka pasur fatin që të takoj shkrimtarin e madh Ismail Kadare, dy ditë para se ai të ndërronte jetë.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai tregoi se Kadare ishte shumë dashamirës, por biseda ishte shumë e kursyer për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Ka qene e premte kur unë e kam takuar, ai pastaj vdiq të hënën, dy më vonë. Një ndër miqtë e mi më të mirë Don Mark Pashkja kishte kohë që më thoshte që të takoheshim me Kadarenë, unë kisha kohë që i thosha patjetër dhe e shtynim pafundësisht. Atë ditë dhe Don Marko kishte kohë dhe unë, edhe shkuam te Kadareja. Ai ishte me Timo Fllokon dhe me Bujarin, edhe ai i dha dhe autograf Markut, që ishte dhe autografi i fundit. Ajo ka qenë dhe hera e fundit që e takuam, sepse të shtunën dhe të dielën, Kadare nuk doli, edhe të hënën ndërroi jetë.

Ai ishte dashamirës, por ishte dhe një bisedë shumë e kursyer nga ana e Kadaresë dhe për shkak të gjendjes së tij, pasi pas dy ditësh, ai ndërroi jetë”, u shpreh Dushi.

Më tej, i pyetur se cilët janë shkrimtarët që kanë ndikuar në krijimtarinë e tij, Andreas tha:

“Shkrimtari i parë që ka luajtur një rol shumë të fortë në krijimtarinë time, është Ritvan Dibra, pasi prej tre vitesh e kam pasur pedagog në Shkodër. Ka qenë Kadareja patjetër, Visari, profesor Stefani, Mira Meksi ka një ndikim me letërsinë e saj. Janë disa shkrimtar që kanë ndikuar te unë”./abcnews.al