Portieri i ri Milanit, Lapo Nava ishte sot në pankinë kundër Romës dhe u kthye në shtëpi me tramvaj, si një tifoz i zakonshëm.
Ishte një ditë për t’u mbajtur mend për 17-vjeçarin, i cili ende nuk e ka bërë debutimin e tij si profesionist!
Milani ka Ciprian Tatarusanun jashtë fushës me COVID dhe portierin e tretë Alessandro Plizzari të lënduar, kështu që Pioli përfshiu Nava në skuadër për ndeshjen e sotme kundër Romës.
Gazetari Nicolò Schira ka postuar një foto të Nava-s teksa po kthehej në shtëpi pas ndeshjes.
Ishte hera e parë që Nava iu bashkua skuadrës së rritur të kuqezinjve. 17-vjeçari kapi tramvajin nga San Siro, duke u kthyer në shtëpi si një tifoz i zakonshëm.
Babai i Nava-s, Stefano, është një ish-Milan qe ka luajtur 70 ndeshje në Serie A.
Ai fitoi një Champions League dhe dy tituj me kuqezinjtë.
“Befana për t’u kujtuar për Lapo Nava: stoli i parë në Serie A për portierin e datelindjes 2004 të ACMilan (ende nuk ka kontrate profesioniste).
Djali i artit (babai i tij Stefano krenohet me 70 paraqitje në Serinë A), ai u kthye në shtëpi në fund të ndeshjes me tramvaj si çdo tifoz. Thjeshtësia. Nje histori e bukur…