Ndërsa afatit për evakuimin e civilëve po i vjen fundi, një sulm terrost jashtë aeroportit tronditi dy ditë më parë Kabulin, duke lënë të vdekur deri tani 170 persona, mes tyre 13 ushtarë amerikanë.

Sulmi terrorist u mor përsipër nga IS-K, një degë e shtetit Islamik (IS). Shtete e Bashkuara të Amerikës organizuan disa sulme dhe njoftuan sot, se kanë vrarë organizatorin e IS-K.

Komandoja Qendrore e SHBA-së tha se sulmi me dron u krye në provincën lindore Nangahar, ku u vra një “planifikues” të Shtetit Islamik-Khorsan (IS-K), grup që mori përgjegjësinë për sulmin në aeroport.

Kush janë IS-K?

IS -K – Provinca Khorasan e Shtetit Islamik – është degë rajonale e grupit të Shtetit Islamik.

Është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan.

Grupi ekstrem u krijua në janar të 2015-ës në Irak dhe Siri, para se kalifati i vetëshpallur të çmontohej nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA.

Grupi rekruton xhihadistë afganë dhe pakistanezë.”Khorasan” i referohet një rajoni historik që mbulon pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit të sotëm. Ndërsa talibanët po zhvillonin bisedimet e paqes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vitet e fundit, talibanët e pakënaqur u zhvendosën gjithnjë e më shumë në Shtetin Islamik më ekstremist, duke rritur numrin e pjesëtarëve të tij. Shumica ishin të frustruar që taiebanët po ndiqnin negociatat me SHBA-në, në një kohë kur ata menduan se lëvizja ishte në marshim e sipër drejt një fitoreje ushtarake.

Sa anëtarë ka IS-K?

Në kulmin e tij grupi numëronte rreth 3,000 luftëtarë.

Por me kalimin e kohës ka pësuar humbje, për shkak të konflikteve dhe përplasjeve me SHBA dhe talibanët.

Çfarë sulmesh kanë kryer IS-K?

IS-K ka vënë në shënjestër forcat afgane të sigurisë, politikanët dhe ministritë afgane, talibanët, pakicat fetare, përfshirë myslimanët dhe shiitët, forcat amerikane, NATO-n dhe agjencitë ndërkombëtare, përfshirë organizatat e bamirësisë.

IS-K janë fajësuar për disa nga mizoritë më të këqija në vitet e fundit, duke sulmuar shkollat ??e vajzave, spitalet madje edhe një maternitet, ku thuhet se kanë qëlluar për vdekje gratë shtatzëna dhe infermieret.

Ndryshe nga talibanët, interesi i të cilëve është i kufizuar në Afganistan, IS-K janë pjesë e rrjetit global të IS dhe kërkojnë të kryejnë sulme ndaj objektivave perëndimorë, ndërkombëtarë dhe humanitarë.

A janë IS-K të lidhura me talebanët?

Nga ana periferike, përmes një pale të tretë, rrjetit Haqqani. Sipas studiuesve, ka lidhje të forta midis IS-K dhe rrjetit Haqqani, i cili nga ana tjetër është i lidhur ngushtë me talebanët.

Njeriu tani përgjegjës për sigurinë në Kabul është Khalil Haqqani.

Kur talibanët morën kontrollin në Kabul më 15 gusht, grupi liroi një numër të madh të burgosurish nga burgu Pul-e-Charki, mes të cilëve thuhet se përfshinin militantët e IS dhe al-Kaedës. Këta njerëz tani janë në arrati.

Pse IS-K paraqet një sfidë për talibanët?

IS-K i konsideron militantët talibanë “apostatë”, duke legjitimuar vrasjen e tyre, sipas interpretimit që ata i bëjnë ligjit islam.

Militantët e Shtetit Islamik tani përfaqësojnë një sfidë të madhe për sigurinë për qeverinë e ardhshme talibane, diçka që lidershipi i talibanëve e ndan me agjencitë e inteligjencës perëndimore.

(E.H/Faxweb.al)