Një komedian afgan, i njohur për paroditë e tij për talebanët, u ekzekutua nga luftëtarët e grupit të militantëve, pasi u rrëmbye prej tyre nga shtëpia e tij.

Ndonëse ishte përballë tyre, komediani Nazar Mohammad nuk u frikësua aspak dhe vijoi të bënte batuta me ta.

Në një video virale të filmuar në fund të korrikut, Nazar Mohammad, i njohur me emrin e artit Khasha Zëan, shihet në pjesën e pasme të një makine mes dy talebanëve.

Sipas Human Rights Ëatch, Zëan u vra nga talebanët në fund të korrikut në Kandahar, pasi qyteti ra në duart e xhihadistëve.

Ai ishte i njohur për rutinat e tij ku tallej me talebanët përmes këngës dhe vallëzimit, disa prej të cilave u publikuan dhe në rrjetet sociale.

Në videon e momenteve të tij të fundit të jetës, Mohammad vazhdon të bëjë shaka për talebanët, duke bërë që luftëtari në të djathtë ta godasë me shpulla.