Talo Çela, një ndër personat më të shumëkërkuar për momentin në Shqipëri, dyshohet të jetë vrarë. Gazetarja e kronikës në Report Tv, Keti Banushi ka deklaruar se ka dyshime që dhe Talo Çela të ketë pasur të njëjtin fat si Ervis Martinaj. Ajo tha se ka informacione që Ervis Martinaj është vrarë, por nuk ka prova.

“Talo Cela, është shumë i kërkuar. Ka thashetheme që e kanë vrarë dhe është zhdukur. Nuk është i vetmi Ervis Martinaj.

Thuhet se dhe ai ka pasur të njëjtin fat si Ervis Martinaj, këto persona nuk kërkohen vetëm nga organet shtetërorë, por edhe nga kundërshtarët. Eksperienca ka treguar që janë gjetur më shpejt nga kundërshtarët”, tha Keti Banushi.