Një 44 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Bulqizës, pasi u përfshi në një aksident rrugor. Bëhet me dije se ky shtetas, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit, duke përfunduar jashtë rruge.

“Arrestimi i tij u bë pasi me datë 09.01.2023 në rrugën e fshatit Smollik, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga dhe për pasojë mbetën të lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T”, njofton Policia.