
Çmimi i arit ka arritur në nivele rekord, duke tejkaluar 3200 dollarë për ons, ndërsa shqetësimet për ndikimin e tarifave në ekonominë globale po rriten. Kjo tregon se ari po shihet si streha më e mirë për investitorët që duan të kursejnë paratë e tyre derisa tregjet të stabilizohen.
Çmimi i arit u rrit deri në 1.9%, duke arritur 3,237.89 dollarë për ons ditën e sotme, duke eklipsuar nivelin e mëparshëm të gjitha kohërave, që u arrit të enjten. Rritja javore ishte rreth 6%.
Pavarësisht një pauze 90-ditore në rritjen e tarifave për shumicën e partnerëve tregtarë të SHBA-së, rreziqet dhe pasiguria mbetën të larta, sidomos pas një rritje të konsiderueshme të tarifave për importet kineze që tani arrijnë në 145%. Si përgjigje, Kina rriti tarifat për produktet amerikane në 125%, duke e quajtur veprimin e qeverisë amerikane një ‘shaka’, dhe duke thënë se nuk i konsideron më ato të denja për reciprocitet.
Megjithatë, tha Liu Yuxuan, një studiues i metaleve të çmuara me bazë në Shangai në Guotai Jun’an Futures Co theksoi se besimi tek dollari ka rënë dhe ari po bëhet më i besueshëm.
“Ari është vendi më i mirë për të qenë në treg tani tensionet tregtare të paprecedentë kanë thelluar mosbesimin ndaj dollarit amerikan, duke nxitur kërkesën për asete të tjera të sigurta,” tha Liu Yuxuan.
Rritja e çmimit të arit, e cila ka kaluar 20% këtë vit, është nxitur gjithashtu nga bankierët qendrorë dhe shpresat për më shumë lehtësim monetar nga Rezerva Federale e SHBA. Të enjten, të dhënat treguan se inflacioni themelor në SHBA ka rënë ndjeshëm në mars, me investitorët që tani vlerësojnë mundësinë e tri uljeve të normave të interesit për pjesën tjetër të vitit, me një mundësi të katërt. Normat më të ulëta të interesit zakonisht i japin përfitime arit, pasi ai nuk paguan interes. Syri.net-SKAI.gr.
