
Tarifat e vendosur me aq ngazëllim prej tij, kanë goditur edhe sektorin e kriptomonedhave, të cilin vetë Donald Trump e inkurajoi me forcë në fillim të marsit kur mblodhi në Shtëpinë e Bardhë drejtues të tij për të diskutuar mbi investimet dixhitale dhe objektivin e vet të ngritjes së një rezervë strategjike për monedhën bitcoin.
Tani, vlera e kriptomonedhave ka pësuar një rënie të ndjeshme në Azi, duke sinjalizuar një ndjenjë të qartë rreziku në të gjithë tregjet.
Sipas mediave të huaja, bitcoin humbi rreth 7 për qind të vlerës së tij mbrëmjen e së dielës deri mëngjesin e sotëm në Singapor duke mbërritur një pikë të ulët prej 77,077 dollarë.
Ether po ashtu ra në 1,538 dollarë, nivel më i ulët brenda ditës i regjistruar ndonjëherë që nga tetori i 2023. Si bitcoin ashtu edhe Ether më vonë i “zvogëluan humbjet”.
Tarifat gjithëpërfshirëse të Trumpit tashmë kanë “fshirë” triliona dollarë në vlerë nga aksionet amerikane. Politika e re e Washingtonit vendos një tarifë prej 10% për shumicën e importeve, me norma edhe më të larta për vende specifike, si 34% për importet kineze dhe 20% për mallrat e BE-së.
Tregjet financiare janë alarmuar nga lëvizja agresive dhe investitorët po përgatiten për paqëndrueshmëri të zgjatur ekonomike.
Europa tashmë ka nxjerrë thuajse 890 miliardë tym në pak më pak se 3 orë tregtimi. Ky është bilanci provizor i seancës së sotme me indeksin Stoxx 600 të rënë me 5.86%. Duke parë listat e çmimeve individuale, Milano humbet 6.17%, Frankfurt 5.68%, Parisi 5.56%, Madridi 5.33% dhe Londra 4.52%.
