Pas shtrenjtimit të naftës për shkak të konflikit  në Lindjen e Mesme qeveria ka vendosur të krijoj  një task forcë për kontollin e tregut të karburanteve nw vend  si dhe një mekanizëm që do të monitoroj çmimet.

Në një takim midis minstrive  të linjës dhe  kompanive të importit të karburanteve   u ra dakord  për ngritjen e një mekanizmi për monitorimin e përditshëm të  çmimeve të hidrokarbureve në tregun vendas, analizimin e raportit mes çmimeve të bursës Platts, çmimeve të importit dhe çmimeve të shitjes në treg.

Po ashtu u ra dakord që të bëhet një  koordinim i vazhdueshëm me operatorët e tregut dhe Shoqatën e Hidrokarbureve për të garantuar transparencë dhe stabilitet në treg si dhe informimin të publikut mbi zhvillimet e çmimeve.Ndërkohë që Task-Forca që do të ngrihet  do të ketë për detyrë, rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, në tregtimin me shumicë dhe me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve;

Gjatë takimit u theksua se situata aktuale në tregjet ndërkombëtare kërkon vëmendje dhe reagim të shpejtë institucional, në mënyrë që të ruhet stabiliteti i tregut dhe të mbrohen interesat e konsumatorëve shqiptarë.

Ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare së fundmi ka pasur një ulje të çmimit të naftës pas deklaratës së Trump se lufta do të përfundojë së shpejti.

GEAM Sh.p.k