58,5% e bizneseve aktive apo 71,117 prej tyre janё fiskalizuar plotësisht dhe janё lёshuar mbi 188,6 mln fatura të fiskalizuara që prej datës 1 Janar 2021 deri mё 31 Janar 2022. Sipas të dhënave të përditësuara të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve, janë pajisur me certifikatë fiskalizimi 94,770 tatimpagues ose 78% e totalit tё tatimpaguesve aktivë.
22,836 tatimpagues ose 89% e tatimpaguesve në Biznes i Madh aktivё janë pajisur me certifikatë fiskalizimi. Nga këta tatimpagues të pajisur me certifikatë, 20,278 ose 79,1% e totalit tё tyre ka lëshuar fatura të fiskalizuara.
69,826 tatimpagues ose 77 % e tatimpaguesve të Biznesit të Vogël aktivë janë pajisur me certifikatë fiskalizimi. Vetëm 50,306 ose 55,4 % e tatimpaguesve të Biznesit të Vogël kanë lëshuar fatura të fiskalizura.
Pёrsa i pёrket ecurisё sё Fiskalizimit vetёm nё muajin Janar 2022, kemi këto rezultate: rritje me 7,283 ose 10% të tatimpagues aktivë të fiskalizuar që kanë kryer procesin e faturimit. Rritje me 919 tatimpagues aktivё qё janё pajisur me certifikate fiskalizimi. Rritje me 356 të tatimpaguesve të Biznes i Vogёl që kanë kryer procesin e pajisjes me certifikatë ose kanë aplikuar dhe rritje me 6,211 të tatimpaguesve që kanë lëshuar fatura.
Rritje me 576 tatimpagues Biznes i Madh që kanë kryer procesin e pajisjes me certifikatë ose kanë aplikuar dhe rritje me 1.035 të tatimpaguesve që kanë lëshuar fatura. MONITOR