Clippers marrin fitoren e parë në lojën 3, Hawks në avantazh ndaj Knicks

Të udhëhequr nga një Jayson Tatum i jashtëzakonshëm që realizoi 50 pikë, 6 ribaunde dhe 7 asiste në 41 minuta, Celtics mundën Nets me rezultatin 125-119 në lojën 3.

Për Nets u dallua Harden me 41 pikë, 7 ribaunde dhe 10 pasime, ndërsa Kevin Durant shënoi 39 pikë dhe 9 ribaunde. Por të dy nuk ia dolën dot që të shmangnin humbjen.

Nets kryesojnë në serinë e play of-it 2-1.

Atlanta Haëks fiton lojën 3 ndaj New York Knicks 105-94. Rezultati në serinë e plai of shkon në 2-1 për ta.

Për skuadrën nga Xhorxhia perioda e parë ishte e vështirë, por diferenca u pa në periodën e dytë.

Në nivelin difensiv Hawks treguan soliditet dhe të udhëhequr nga Yangs që realizoi 21 pikë dhe 14 pasime, siguruan fitoren. Rose realizoi 30 pikë, 6 ribaunde dhe 5 pasime për Knicks, por nuk shmangu humbjen.

Los Angeles Clippers  rikthehen në garë pas suksesit në lojën 3 ndaj Dallas Mavericks 118-108.

Mavericks e nisën furishëm të udhëhequr nga Luka Doncic. Por miqtë gjetën forcën të reagonin dhe rezultati i serisë së play of shkon 2-1 për Dallas.

Për Clippers u dalluan në parket Leonards me 36 pikë dhe 8 ribaunde dhe Paul George me 29 pikë, 7 ribaunde dhe 4 asiste.

 Doncic për Mavericks shënoi 44 pikë, 9 ribaunde dhe 9 pasime.