Deputeti i Partisë Socialiste,Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, ndaj kreut të PD- së,Lulzim Basha, duke i kërkuar sqarim për të gjithë shqiptarët për rolin e tij të dyshimtë në lidhje me hetimet e luftës së UÇK- së.

“Lulezim Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinëzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK-së, si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri.
Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, por të paktën t’u kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë antikombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte. Lulezim Basha rezultoka të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB-së dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj luftës së UÇK. Në këtë video është gjithçka e qartë”, shkroi Balla në postimin e tij, ku ka ndarë edhe një video mbi të cilin bazohet edhe shkrimi i tij.