Brenda një viti arrin të publikojë albumin e saj të dytë me 17 këngë të reja

Duket se 2020 është viti i këngëtares së famshme Taylor Swift. Teksa po i gëzohet suksesit për albumin ‘Folklore’, Swift ka njoftuar se ky vit do të mbyllet me një surprizë për të gjthë fansat.

Këngëtarja amerikane ka bërë të ditur se do ta publikojë albumin e saj të dytë.“Evermore” është përshkruar si vazhdimi i ‘Folklore’ të cilin Taylor e publikoi gjatë muajit Korrik.

“Në të vërtetë nuk mund të ndalesha së shkruari. Pavarësisht situatës duhet të ecim përpara. Kurrë më parë nuk e kam bërë një gjë të tillë në të kaluarën pasi albumet e mia kanë patur gjithmonë një periudhë shkëputje”, është shprehur ajo.

Swift ka theksuar se ky album i ri do të ketë 17 këngë dhe pritet që të publikohet gjatë mesnatës. Sikurse “Folklore”, albumi i ri përmban bashkëpunime me artistët Bon Iver dhe Aaron Dessner, por edhe me rrokerët “Haim”, të cilat janë njëherësh rivalet e Sëiftit.

“Evermore” e përmbyll një vit të ngarkuar për kantautoren, e cila me albumet e saj e ka mbushur boshllëkun e koncerteve të pezulluara si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Taylor Swift, fituese e 10 Grammy Awards, është mes artisteve me ndikimin më të madh në muzikën bashkëkohore dhe është kurorëzuar si “Artist of the Year” dhe “Artistja e dhjetëvjeçarit” në American Music Awards 2019.