Tayna dhe Ledri kanë publikuar këngën e tyre më të re së bashku. Bëhet fjalë për projektin me titull “Hala”, i cili ka ardhur me një videoklip shumë interesant.

Për melodinë dhe tekstin e kësaj këngë u përkujdes vetë dyshja, së bashku me Endrit Mumajesin.

Kujtojmë që para tre vitesh, artistët kishin bashkëpunuar për herë të parë me këngën “Aje”, e cila sot në Youtube numëron mbi 40 milion klikime