Tensione para ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku deputetë të opozitës janë përplasur me gardistët.
Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka paralajmëruar gardistët që të mos guxojnë që ta prekin.
“Të afrohet njeri të më prekë me dorë e ta shohë. Të afrohet njeri të më prekë, guxo. Hajdutë, pisa. Juntë është kjo? Çfarë janë këta, gangsterë, gangsterë jeni ju, siç mbani pushtetin? Private e keni jëtë? Le ta bëjnë shtëpi, le të mblidhen në shtëpi rehat. Do bëni luftë me të shtyrë? Private e keni këtë?”, tha Salianji.
Kryesia ka vendosur që deputetët opozitarë, të përjashtuar për disa ditë lidhur me dhunën e ushtruar në seancën plenare të javës së kaluar, që ata të mos lejohen të futen brenda në godinë.
Ndërkaq, deputeti Flamur Noka ka kaluar kangjellat për të hyrë brenda ambienteve të kryesisë./abcnews.al