Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha i cili tha sot në konferencë për gazetarët se e kanë vendosur përballë disa kushteve për qëndrimet e tij.

Alibeaj thotë se për kushte të tmerrshme ka vetëm një, që është non grata e firmosur nga SHBA e që sipas tij, kërkon t’ua hedhë në kurriz atij dhe demokratëve.

“Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje p.sh. me Fatos Nanon dikur. Në tjetër i shpallur “armik” i madh, me të cilin u puth pa të keq më pas.

Veçse këtë herë, me një PD që e përçau dhe sakatoi, siç deshi dhe për aq sa e do, e vetmja fitore e Sali Berishës është ajo ndaj “armiqve të brendshëm”, si në komunizëm. Është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike.

Kush bën sikur nuk e kupton, thjesht përdor kauzën e opozitës, shpërdoron besimin e demokratëve veç për interes personal të vetin apo enturazhit të vjeteruar politik. Sa për “kushte të tmerrshme”, po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do Sa për “kushte të tmerrshme”, po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do t’ua hedhë në kurriz mua dhe demokratëve: “non grata” e firmosur nga SHBA. Ky është kusht sine qua non!”, shkruan Alibeaj.

Në deklaratën e tij mesditën e sotme, Berisha e cilësoi Alibeajn një lolo në duart e Taulant Ballës i cili sipas ish-kryeministrit, është ngarkuar nga Rama që të merret me të.

Zoti Alibeaj është mjerisht siç e shihni, një lolo në duart e Taulant Ballës, se Rama nuk ia var, ka ngarkuar Taulantin të merret me të. Dhe ai bën, në mënyrën më të shëmtuar, aktin më të shëmtuar në 30 vite, përfaqësuesin e asaj që nuk përfaqëson asgjë, përveç vetes së tij. Kjo është një lojë nga më të shpifurat e Edi Ramës, loja me Enkelejd Alibeajn.

Çfarë e shtyn Enkelejd Alibeajn? Ju garantoj se pa ca kushte që i di vetëm ai, ai në këtë lojë depersonalizuese, por edhe të rrezikshme, se të bëhesh vegël e Edi Ramës në betejën kundër pluralizmit politik, merr mbi supe një gjë shumë të rëndë, një kolaboracionizëm kundër demokracisë që tejkalon çdo limit. Kështu që, duke iu rikthyer statutit të partisë, nuk parashikon përjashtime. Qëndrimet Alibeaj mund t’i përcaktojë vetë, por mendimet dhe opinionet e mia për të, janë këto që shpreha këtu”, tha Berisha.