Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq.
Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në faqen e tij të Facebook-ut.