Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar ditën e sotme në New York me djalin e filantropit George Soros, Aleksandër Soros. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Aleks Soros në rrjetin e tij social ‘Instagram’, ku ka shpërndarë një fotot me kryebashkikaun e Tiranës.
“Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë“, shkruan në mbishkrimin e fotos Aleks Soros.
Postimi i plotë: Kënaqësi të takohem me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë të Tiranës, Shqipëri në Neë York!
Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë.
Tirana do të jetë kryeqyteti evropian i rinisë në 2022! #visittirana # albania # tirana
fax