Autoritetet greke janë vënë në alarm pas arratisjes së dy banditëve shqiptarë nga burgjet rurale të Kassavetia mbrëmjen e së enjtes, shkruan A2 CNN.
Dy personat, 41 vjeç, sipas informacioneve të protothema.gr, janë dënuar për krime të shumta të rënda, si vjedhje, tentativë vrasje, zjarrvënie dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Dënimet e tyre përfshijnë dënime shumëvjeçare, si dhe të përjetshme, gjë që nxjerr në pah rrezikun e lartë që paraqesin për sigurinë publike.
Pavarësisht historisë së tyre kriminale, dy personat mbahen që nga viti 2019 në Burgjet Rurale, në një zonë të pa rrethuar, për shkak të sjelljes së mirë. Natyra e Burgjeve Rurale lejon më shumë liri për të burgosurit, por kjo duket se ka lehtësuar arratisjen e tyre.
Sipas informacioneve, dy personat mbeten të zhdukur, ndërsa policia greke e ka kthyer vëmendjen në kufi, pasi dyshohet se ata do të tentojnë të largohen nga vendi.
Arratisja dhe plani
Dy të arratisurve u ishte dhënë një pushim pesë-ditor në vitin 2024, një praktikë për të burgosurit që demonstrojnë sjellje të mirë. Të kthyer nga leja pak ditë më parë, duket se kanë përfituar nga kontrolli i lehtë i Burgjeve Rurale për të organizuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre. Zhdukja e tyre është vënë re në orën 21:00 të së enjtes mbrëma, duke alarmuar policinë, shkruan A2 CNN.
Kontrollet në dhomën e tyre ishin të kufizuara në disa herë në ditë, gjë që ndoshta kontribuoi në suksesin e arratisjes. Përdorimi i zonave të pa rrethuara në Burgjet Rurale, megjithëse synonte të lehtësonte riintegrimin social, në këtë rast rezultoi të ishte një pikë kritike dobësie.
Autoritetet greke u mobilizuan menjëherë për gjetjen e të arratisurve, pasi konsiderohen tejet të rrezikshëm për shkak të së shkuarës kriminale. Në hetim janë përfshirë forcat speciale të Policisë dhe ekipet e zbulimit.
Arratisja ngre pikëpyetje për procedurat e sigurisë në Burgjet Rurale, veçanërisht për të burgosurit me precedentë kaq të rëndë kriminalë. (A2