Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Një 32 vjeçar u kap pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Një 40 vjeçar u arrestuar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërsa një 19 vjeçar ishte dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./abcnews.al