156 persona, të cilët vuajnë dënimin në paraburgimin e Vlorës, kanë nënshkruar një peticion drejtuar deputetëve të kuvendit të Shqipërisë, ku kërkojnë që të miratojnë amnistinë penale.

Ata kërkojnë lirim të atyre të burgosurve me dy vite burgim, ulje të dënimit të personave të cilët amnistia penale jua jep këtë të drejtë dhe përfshirjen në amisti edhe të GJKKO-së.

Gjithashtu ata shkruajnë se janë aftësuar dhe kanë përfunduar edhe kurset profesionale.

“Gjatë dy viteve të pandemisë kemi humbur pjesëtarë të familjeve tona dhe pjesnë tjetër s’e kemi takuar asnjëhërë, kohë gjatë së cilës u pezulluan dhe lejet shpërblyese, të cilat nuk janë hapur akoma edhe sot e kësaj dite. Të dënuarit kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara nga IEVP-të në kurse profesionale dhe në punë brenda institucionet ku kemi pasur vlerësime pozitive dhe sjellje shembullore. Kemi paraqitur kërkesat për lirim me kusht por gjykatat e rretheve na i kanë rrëzuar. Për këto arsye e të tjera, kërkojmë që të miratoni amnistinë penale dhe dy vjet ulje dënimi. Të përfshihet dhe GJKKO përveç korupsionit. Me shpresë dhe besim se kërkesa jona do të merret parasysh duke ju falenderuar”, thuhet në letër.

Më herët, edhe të dënuarit e burgut të Drenovës kërkuan miratimin e amnistisë nëpërmjet një peticioni drejtuar Bledi Çuçit dhe Gazmend Bardhit. Të dënuarit theksonin se kanë të drejtë të përfitojnë lirimin me kusht, ndërsa shprehen se e kanë të vështirë ta fitojnë për shkak të paragjykimit që u bëhet nga gjykatat.

vijon…